“Pse kjo vajza e stafit ka dy zarfa në dorë”, Olti Curri kap ‘mat’ produksionin e BBV

Olti Curri ka befasuar të gjithë me postimin e tij të fundit, gazetari shqiptar ka hedhur dyshime të forta ndaj produksionit të BBV.

Olti ka publikuar në Instagram një video, ku shihet një nga vajzat e stafit që i jep një zarf moderatores Arbana Osmani, ndërkohë që në dorën tjetër ka edhe një zarf.


Theksojmë që përmes këtyre zarfeve, Arbana njoftonte edhe emrat e personave që duhet të linin shtëpinë e famshme të Shqipërisë.

Mirëpo, Olti përmes këtij postimi hedh kështu dyshime mbi stafin dhe mënyrën sesi janë përzgjedhur të renditen 4 finalistët e formatit.

“Taksirat pyesni dikë nga produksioni se nuk ja kam haberin, pse kjo vajzë e stafit ka 2 zarfe në dorë, me siguri ka mbaruar punë me njërin i ka sjellë tjetrin”, shkruan me ironi Olti Curri./Lajmi/

Shiko videon:

Lojtës Videosh

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *