Takime me rëndësi/ Ja pse mungoi Donaldi në finalen e Big Brother…

Interesimi marramendës për “Big Brother VIP” e ka shndTrruar në terrenin më të mirë për klikime e si rrjedhojë, për lajme të rreme.

Me qindra informacione të pasakta kanë qarkulluar këta muaj duke çuar nivelin e dezinformimit në nivele të paprecedenta në historinë e medias online.

Nga portale të ndryshme, herë me e herë pa burime, u raportua mes tjerash prej javësh që çmimin e madh do t’ia japë Donaldit me helikopter Edi Rama në Vlorë.

Një gjë e tillë nuk ndodhi e as nuk do të mund të ndodhte.“Big Brother VIP” nuk duket të ketë qenë në axhendën e Kryeministrit.

Teksa të gjithë e prisnin të shkonte në Vlorë me helikopter, ai ka qenë në Mynih të Gjermanisë, në konferencën e sigurisë.

Në Gjermani, ai ka udhëtuar direkt nga Amerika ku zhvilloi një sërë takimesh. Pra, shkurt e shqip, shumë zhurmë për asgjë!

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.