A e vutë re/ Këta dy ish banorë munguan në finalen e Big Brother Vip…

Të premten më 18 shkurt u mbajt finalja e madhe e reality-show, “Big Brother VIP Albania”, ku u zgjodh fituesi i këtij formati, e që ishte balerini shqiptar, Ilir Shaqiri.

Në finale ishin, Donald Veshaj, Beniada Nishani, Einxhel Shkira, teksa pjesëmarrës në studio ishin pothuajse të gjithë ish-banorë.

Aktori, Igli Zarka i cili hyri në ditën e 29-të në shtëpinë e famshme, e vetëm pas gjasthtë ditëve u largua për shkaqe shëndetësore, nuk u pa të premten mbrëma. Po ashtu as Klaudio Nika nuk ishte pjesë e natës së finales.

Ndërsa të gjithë ish-banorët e tjerë ishin të pranishëm në studio në finalen e madhe dhe gjithashtu do të jenë në post BBV, që po xhirohet sot dhe do të jepet të martën në transmetim.

Deri tani thuhet që nuk ka shkuar as Donaldi dhe as Triksa në post BBV, mesa duket dyshja ka mbetur e pakënaqur me rezultatin final.

Kujtojmë se ka dy ditë që rrjeti zien me lajme që vënë në dukje pakënaqësinë e Donaldit, por edhe të vëllait të tij, Romeos, me produksionin e BBV.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.