Çfarë po ndodh me Big Brother?! Donaldi mungon në xhirimet pas finales

Finalja e Big Brother VIP u mbajt ditën e premte , ndërsa spektakli i plotë nuk ka mbaruar akoma.
Është paralajmëruar që do të ketë edhe tri puntata të tjera, post Big Brother, xhirimet e të cilave kanë filluar ditën e sotme (e diel).
Ndërkohë që në rrjete sociale nga banorët u publikuan disa pamje nga xhirimet e puntatës së parë.
Donald Veshaj nuk është parë as në xhirimet e post BB VIP, e bashkë me të mungoi edhe e dashura e tij, këngëtarja Beatrix Ramosaj.
Aktori nga Vlora nuk vazhdoi as në pas-ndejën e organizuar brenda shtëpisë së madhe, i cili u raportua se është larguar bashkë me të vëllanë, Romeon dhe Trixën.
Kujtojmë që fituesi i Big Brother VIP u shpall balerini Ilir Shaqiri