Donaldi ndez atmosferën me këngën dedikuar Borës në një klub në Tiranë

Donald Veshaj është aktori që ishte pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.

Të premtën e kaluar ai nuk arriti të fitoj çmimin e madh, kështu duke u renditur i dyti.

E pas daljes së tij nga shtëpia, ai ka filluar të frekuentojë vendet e tij të preferuara, ai mbrëmë u shfaq në një klub nate, ku Fifi e prezantoi atë para publikut që e pritën me brohorima.

Më pas një video e shpërndarë në rrjete sociale tregon se Donaldi dhe Romeo ishin ngjitur në skenë teksa performonte Elgit Doda.

Këngëtari nisi këngën e bërë hit e shkruar nga Donaldi dedikuar lidhjes së tij me Borën dhe veprimi i tij ndezi publikun e pranishëm.

I hipur në krahët e Romeos ai kërcente e këndonte këngën së bashku me publikun që kishte ngritur duart lart./Lajmi/

Shiko videon:

Lojtës Videosh

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.