
Donaldi publikon foto me vajzën e çiftit të njohur shqiptar

Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, sërish vëmendja ka kaluar tek Donaldi, pothuajse secili veprim i tij e merr vëmendjen e duhur.
Së fundi ai ka postuar një storje ku shihet në foto me fansen e tij më të vogël.
Ai shihet teksa mban në krahë Ajkën, vajzën e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut, ndërsa ka shkruar: “Me fansen time më të bukur”.
Pas 136 ditësh brenda shtëpisë së BBV-së, Donaldi nuk arriti ta fitojë edicionin e parë të “Big Brother VIP”, kështu duke u rënditur i dyti.
Donaldi pas humbjes ka marrë “hak” ndaj moderatores, Arbana Osmani dhe dy motrave Hoxha, duke i hequr nga Instagrami.
Gjithashtu, Donaldi dhe Trixa nuk morrën pjesë në festën e finales, si dhe nuk kanë marrë pjesë në xhirimet e post Big Brother./Lajmi/