
Leku letër thuaj/ Zbulohet shifra e majme që ka fituar Top Channel nga votimi i natës finale…

Big Brother Vip është mbyllur natën e mbrëmshme me një finale kulminante ku fitues u shpall Ilir Shaqiri. Në këtë edicion të Big Brother Vip
Madje edhe televotimet nga publiku shpeshherë janë mbajtur dy herë në javë.Ndërkohë që javën e fundit familjarët dhe miqtë e katër finalistëve kanë bërë një lobim masiv për të votuar për të preferuarin e tyre.
Por pse po ndalemi tek votat e publikut? Jo pa qëllim, pasi këto vota kanë nxjerrë fitime kolosale për televizionin TCH. 1 votë kushtonte 60 lekë të reja në Shqipëri dhe 1 euro në Kosovë.
Sipas lajmeve që qarkullojnë në rrjet dhe shifrave të matura, vetëm nga votat e publikut me SMS, Top Channel ka arritur të mbledhë 180.000 euro gjatë finales të Big Brother!
Pra 180 mijë euro vetëm nga votat, pa imagjinoni pastaj fitimet nga reklamat, sponsorët e bizneset e tjera të mëdha!