Reagon Beatrix pas përkrahjes se madhe që mori

Beatrix Ramosaj, ka marrur vëmendje të jashtëzakonshme që nga hyrja e saj në “Big Brother VIP”.

Ajo u komentua shumë pas raportit të krijuar me Donaldin brenda shtëpisë së BBV-së.

Edhe pse ishte kritikuar dhe paragjykuar shumë, ajo së fundi ka falenderuar personat që e kanë përkrahur atë, ajo madje u ka dhënë një këshillë ndjekësve, që të dhurojnë sa më shumë dashuri te njerëzit e tyre.

“Jam shumë e prekur nga mesazhet e juaja rreth mbështetjes për mua do të thotë bota shpërndani dashurinë dhe ndajeni me të dashurit tuaj,mund të mos jem në gjendje t’i përgjigjem çdo mesazhi, por ta dini se i kam parë”, ka shkruar ajo.

Gjithashtu ajo ka kërkuar nga ata që të bëhen arsyeja pse dikush buzëqesh “Mundohuni ta bëni botën një vend më të mirë, Çdo fjalë apo gjest i mirë do të thotë diçka për dikë, bëhu arsyeja pse dikush buzëqesh”, vazhdoi më tej Ramosaj.

Donaldi dhe Beatrixa nuk kanë marrë pjesë në xhirimet e post Big Brother VIP./Lajmi/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.