Skandal në Big Brother/ Iliri fitoi Big Brother, por Donaldi qenka më i votuari…

Ilir Shaqiri fitoi parmbrëmë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh në ‘Big Brother Vip’, në një spektakël maratonë. Dihej që beteja e tij me Donaldin ishte shumë e fortë dhe të dy ishin favoritë për të fituar, por në fund Arbana lexoi emrin e Ilirit.

Menjëherë pas spektaklit filluan pakënaqësitë e para nga mbështetësit e Donaldit, duke akuzuar produksionin e BBV për padrejtësi.

Ka dhe nga ata zëra që thonë që Lori Hoxha, producentja e BBV’, lau ‘borxhin’ e vitit 2014, ku Iliri Shaqiri i dha vendin e parë në “Dancing with the stars”, ku shumica e publikut mendonte se i takonte Flaka Krelanit.


Edhe këngëtarja nga Kosova, Flaka Krelani, ka reaguar dje publikisht përmes disa postimeve në Instastory ku ironizon Ilirin dhe Lori Hoxhën.

Por le të ndalemi tek votat e Donaldit dhe Ilirit. Arbana tha gjatë spektaklit se kanë ardhur mbi 400 mijë vota, duke treguar kështu interes mjaft të madh për këtë finale.

Në rrjetet sociale po qarkullon një foto ku thuhet se janë votat e vërteta të 4 finalistëve dhe nga ajo që shohim aty, Donaldi është shumë para me vota ndaj Ilirit.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *