Zbulohet e vërteta/ A shkuan Donaldi dhe Beatrix në Post Big Brother

Të premtën që lam pas u mbajtë finalja e madhe e Big Brother VIP Albania, ku fitues i këtij edicioni doli Ilir Shaqiri. Përtej kësaj, ish banorët e BBV-së do të mblidhen edhe një herë së bashku.

Ata do të rishihen edhe një herë të martën në post BB VIP në ora 20:00. E derisa disa nga banorët kanë publikuar imazhe apo video nga xhirimet, lajmi.net ka mësuar se dy nga ish banorët nuk do të marrin pjesë.

Burimet e lajmi.net kanë mësuar se Donaldi dhe Beatrixa nuk do të marrin pjesë në post BB VIP. Donaldi dhe Romeo pas finales së 18 shkurtit kanë shkëputur raportet me Arbana Osmanin,

dhe motrat Hoxha duke i hequr nga Instagrami, dhe si duket nga mospjesëmarrja e Donaldit edhe Trixa nuk do të merr pjesë, kështu duke e mbështetur të dashurin e saj.

Donald Veshaj është banori i dytë më i votuar në këtë edicion të BBV-së, dhe nuk arriti ta mposhtë Ilir Shaqirin i cili doli i pari duke e rrëmbyer çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Tani mbetet të presim të martën në darkë për të parë çfarë ka ndodhur në këtë post Big Brother Vip, ku sigurisht do të ketë debate dhe diskutime të forta.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.