Arbana flet për Donaldin/ Unë dhe TCH i jemi falenderues dhe mirënjohës atij…

Donald Veshaj u mendua dhe në fakt u përfol se doli krejtësisht i pakënaqur nga votimi përfundimtar ku fitues u shpall Iliri.
Donaldi së bashku me vëllain e tij u larguan nga nata finale dhe nuk shkuan te festa. Ata më pas fshinë promon e emisionit të tyre dhe larguan nga miqtë motrat Hoxha dhe Arbana Osmanin.
Një lëvizje e tillë u konsiderua si një përçarje e marrëdhënieve mes të dyja palëve. Moderatorja e Big Brother ka reaguar duke mohuar gjithçka.
Reagimi – “”Po shoh që në mediat online të etura për klikime, që po keqpërdoret çdo deklaratë, status dhe koment i bërë nga produksioni i Big Brother VIP, duke i konsideruar kunja dhe insinuar një konflikt që nuk ekziston.
“”Unë dhe Top Channel i jemi falenderues dhe mirënjohës çdo konkurrenti në këtë Big Brother, aq më tepër Donaldit, i cili na ka dhuruar emocione pafund.
“”Big Brother ka përfunduar dhe bashkë me të uroj të përfundojë shpejt edhe vala e dëshirës për të vënë kundër njerëz që vetëm kundër nuk kanë qenë, nuk janë dhe nuk do jenë ndonjëherë”, – shkruan ajo.