Beniada zbulon se cila këngëtare e telefonoi kur doli nga shtëpia e famshme

Kanë kaluar vetëm 2 ditë nga përfundimi i Big Brother VIP, ndaj finalistët po përshtaten me botën jashtë.

Beniada Nishani ishte e ftuar në “Ftesë në 5” duke thënë se një prej personave që e ka mbështetur dhe ka komunikuar më shumë jashtë është Big Mama.


Beniada: Njeriu i parë që më thërriti dhe mu bë shumë qejfi ka qenë Big Mama.

Big Mama është një nga ato vajza që shpresoj ta takoj e ta mbaj kontaktit, gjithashtu dhe Arditi.

Monika është një super grua, por nuk u përputhëm me karaktere.

Përveç disa banorëve që nuk i kam takuar se nuk kanë qenë, por me të gjithë afërsisht kam folur.

Sa i përket familjes, tha se mendonin se një gjest i saj mund të ndikonte në karrierën e modeles në Itali megjithatë Beniada thotë se ka qenë gjithmonë vetvetja.

E vetmja gjë për të cilën është prekur ka qenë situata mes Einxhelit dhe Donaldit.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *