Fansi e kritikoi për jetën luksoze/ Arbana i kthehet keq: Janë lekët e punës sime…

Arbana Osmani më në fund mund të pushojë, pas 4 muajsh punë intensive në Big Brother VIP, programi më i ndjekur në histori.

Tashmë në pritje të një fëmije dhe me nevojën për t’u relaksuar, moderatorja e njohur e Top Channel ka postuar një foto të sajën në një SPA, në qetësi dhe në qejfin e saj.

“Jeta është e bukur”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotos në Instagram. Një fans, me zilinë tipike shqiptare, i ka bërë një koment pikant.


“Kur ke lekë, e mirë është jeta”. Kaq ka mjaftuar që Arbana të vihet paksa në siklet dhe t’ia kthejë me ironi këtë koment djalit. “Sidomos kur lekët i ke me punën tënde”.

Komenti i saj ka marrë 213 pëlqime brenda orës. Shumë mirë ka reaguar, sepse askush nuk ia ka kujt për borxh të japë shpjegime për luksin e jetës, nëse SPA mund të konsiderohet i tillë.

Nuk është hera e parë, por me siguri as e fundit ku Arbana merr komente të tillë që i vënë në dukje luksin e jetës së saj, për udhëtimet e shumta që bën sidomos, për gatimet që nxjerr herë pas herë, për veshjet etj.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *