Graniti flet për raportin që ka tash me Fifin

Fifi dhe Granit Cana kanë qenë shumë të komentuar në javët e para të “Big Brother VIP”, pasi u duk sikur ata do të krijonin një lidhje dashurie aty brenda.

Por nuk ndodhi aspak ashtu, pasi ishte Graniti, ai që i tha këngëtares se e ka shumë xhan, por vetëm si shoqe, pas kësaj, ata patën disa debate me njëri-tjetrin, të cilat tani i kanë lënë pas.

Pas daljes së tyre nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, duket se Fifi dhe Graniti kanë mbetur miq, tani këngëtarja ka nisur një lidhje të re, ndërsa modeli vijon jetën e tij.

Që të dy ishin së fundmi në festën e madhe të organizuar nga Top Channel për suksesin e madh që pati ky reality show, Cana ka folur për mikrofonin e emisionit “Ftesë në 5”, ku ka treguar se janë sërish miq me Fifin.

“Patjetër që jemi miq, e kemi deklaruar këtë.

Që nga java e dytë e kemi cek se do të ngelemi shokë, eshtë dramatizuar pak, por jemi shokë të mirë”, tha Graniti.

Ndërsa i pyetur nëse e ka uruar për lidhjen e re që ka krijuar, ai tha “jo” dhe e uroi publikisht.

“Jam gëzuar shumë, më ka gëzuar fakti se ka bërë lidhje të re dhe shyqyr që e ka një njeri në krah, Urime Fifi, ishalla jetë të gjatë, të trashëgoheni”, shprehet Graniti.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.