Zbulohet banorja e parë që do të jetë pjesë e “Big Brother VIP 2”

Është zbuluar personazhi i parë që do të bëhet pjesë e “Big Brother VIP 2”.

Bëhet fjalë për këngëtaren Keisi, e cila njihet ndryshe edhe si e bija e Sabianit.


Ishte pikërisht ky i fundit që e ka bërë të ditur, duke u shprehur se:

“Keisi e ka marrë vendimin që do të jetë pjesëtarja më e re e Big Brother VIP 2”.

I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse Keisi do të dashurohej aty brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Sabiani tha:

“Keisi do të futet pa korniza, mund të bëjë gjithçka aty brenda, brenda normave.

Të dashurohet, si t’ia thotë e bardha zemër”.

Kujtojmë që këngëtari doli shpejt nga loja, por loboi gjatë gjithë kohës që miku i tij, Iliri të fitonte çmimin e madh./abcnews/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *