Habit Iliri: Donaldi do të kishte fituar po të mos mbyllte marrëdhënien me Bora Zemanin

Iliri ka arritur ta fitoj çmimin e madh prej 100 mijë eurosh në “Big Brother VIP”, duke lënë pas Donaldin.

E pas daljes së tyre nga “Big Brother VIP”, Ilirin kemi pasur mundësi ta shohim në disa intervista të ndryshme, së fundi ai ka qenë i ftuar në një intervistë në “Top Albania Radio”, ku ka komentuar lojën e Donaldit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Sipas Ilirit, njëra ndër arsyet pse ai nuk e fitoi çmimin e parë ishte krisja e marrëdhënies me moderatoren, Bora Zemanin, ai tha se nuk ka dashur të ndërhyjë në lidhjen e Donaldit me Beatrix Ramosaj, por gjithmonë ka dashur t’i komunikojë atij se duhet ta kishte mbajtur të interpretuar atë që kishte me moderatoren e “Për’puthen”.

“Në qoftë se Donaldi do të kishte qenë inteligjent dhe ta kishte fokusuar veten në situatën me Borën, unë mendoj që do të fitonte, nuk ndërhyra në raportin e tij me Beatrix sepse nuk kam dashur të interferoj në një lidhje.

Donaldit ia thashë që mund ta kishte zhvilluar, mbajtur, interpretuar deri në fund atë që nisi me Borën, por nëse do ta kishte bërë mendoj që publiku do i kishte dhënë atë çmimin që aq shumë dëshironte.”, është shprehur fituesi i edicionit të parë të BBV.

Në anën tjetër, Donaldi, Einxhel dhe Beniada morën nga 10 mijë euro pasi ishin finalistë./Lajmi/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.