
Kledi shok i ngushtë me Donaldin habit me fjalët/ Iliri e meritoi fitoren, ndërsa Donaldi…

Kledi Hysa, një nga ish konkurrentët e “Big Brother VIP” ka folur lidhur me eksperiencën e tij në format, ndërkohë që është ndalur te fitorja e çmimit të madh nga Ilir Shaqiri.
“Të katërt finalistet kanë bërë lojë të shkëlqyer,sepse ishte një lojë e vështirë. 135 ditë, ishte shumë. Unë isha aty vetëm 50 ditë dhe për ata ka qenë dyfish më e vështirë.
Iliri dhe Donaldi ishin më të fortët, dihej që në fillim. Ishin lojtarët që nuk i kane lënë asgjë mangut njëri-tjetrit. Iliri ishte banori më i fortë në shtëpi, Donaldi nga ana tjetër ishte ai që luajti më me shumë shpirt.
Sigurisht unë isha me Donaldin, jemi miq dhe kemi folur, por e përgëzoj Ilirin sepse e meritonte.”– tha Kledi.Ndërkohë, modelin shtoin se nuk ka biseduar shumë me Donaldin dhe e ka takuar vetëm nëpër festa.
“Donaldin e kam takuar vetëm te festa, por do takohemi këto ditë, sa të qetësohemi të gjithë sepse kemi nevojë. Do gjejmë kohën të flasim, sepse na ka marrë malli.”-tha ai.