Beniada nis karrierën në TV/ Ja emisionet që do të prezantojë në Top Channel…

Ndonëse fillimisht u tha se Beniada do të ishte pjesëe emisionit, “Procesi sportiv”, pak ditë më parë, Edi Manushi pranoi në festën e “Big Brother Vip”, se ajo do të jetë pjesë edhe e programit “E diell”.

Së fundmi modelja qjë i bjëri të gjithë për vete në BBV ka publikuar një foto me Argjira Spancën, shoqëruar me mbishkrimin: “Së shpejti”.

Beniada ka lënë të kuptohet se rubrika që do të drejtojë në programin e së dielës do e bashkojë me Argjirën, por detajet se për çfarë bëhet fjalë, nuk i kanë zbuluar ende.

Beniada ka treguar gjatë qëndrimit në “Big Brother Vip”, se gëzon një raport shumë të mirë me Belen Rodriguez, ku ndër të tjera njihet si ish-partnerja e Cristiano Ronaldos.

Olti Curri ka publikuar një video me moderatoren Elona Duro e cila ka treguar se Belen i ka shkruar Beniadës dhe e ka uruar pas eksperiencës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Belen i kishte shkruar Beniadës dhe i kishte thënë “Urime””-tregon Elona e cila së fundmi e ka intervistuar Beniadën.

Të gjithë e njohin Belen, si një nga simbolet e bukurisë italiane, shoëgirl dhe modele italo-argjentinase. Rodriguez ka qenë pjesë e disa filmave dhe shumë programeve televizive në vendin fqinj.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.