Monika flet për ndarjen Donald-Beatrix

Monika Lubonja ka folur gjatë rreth të gjitha dinamikave në rrugëtimin e saj në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’.

Një nga temat që ajo ka diskutuar ka qenë pikërisht edhe ndarja e bujshme e Donaldit dhe Beatrix-ës.


Lidhur me këtë, ajo tha se është befasuar shumë sepse beson te historia e dyshes dhe mendon që ka patur ndjenja të vërteta, ajo shtoi se beson që do të ketë një dritë jeshile në lidhjen e tyre.

”I befasishëm, se unë edhe përpara disa ditësh kur bëmë Big Brother post mendoja që janë gjërat emocionale, unë besoja dhe vazhdoj të besoj tek Donaldi, unë besoj tek historia e tyre, varet si e kam parë brenda, i kam parë shumë afër ata dhe kam qenë shumë afër me atë çift.

Janë të dy të mrekullueshëm, Trixa ndjehej që e dashuronte apo e donte.

Unë them që do ketë një dritë jeshile sepse është situata, nuk duhet të paragjykojmë është i tronditur edhe Donaldi”, tha ajo.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *