Vendet në luftë: Çfarë fuqie ushtarake ka Ukraina dhe çfare Rusia?

 

Trupat ruse të armatosura rëndë po ia mësyjnë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, dhe zyrtarët amerikanë po paralajmërojnë se qyteti mund të bjerë brenda disa ditësh.

 

Aftësitë ushtarake të këtyre dy kombeve janë aq të çekuilibruara sa Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky iu lut aleatëve të tij perëndimorë brenda natës që të bëjnë më shumë përveç sanksione për të larguar trupat ruse nga toka ukrainase, raporton CNN, përcjell lajmi.net.

100ML Schaum Reiniger Hause Reinigung…

Ja se si ndahen aftësitë ushtarake të të dy vendeve.

Shpenzimet e mbrojtjes

Vetëm një vështrim në sasinë e parave që dy kombet shpenzojnë për mbrojtjen tregon hendekut midis të dyve. Ukraina shpenzoi 4.7 miliardë dollarë në vitin 2021, pak më shumë se një e dhjeta e 45.8 miliardë dollarëve të Rusisë me armë bërthamore, sipas raportit “The Military Balance” nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS), i botuar javën e kaluar.

Ndërsa qeveria ruse nisi një përpjekje në vitin 2008 për të modernizuar ushtrinë e saj, pas një lufte të shkurtër me Gjeorgjinë u zbulua mungesa të pajisjev. Armët e Ukrainës janë ende kryesisht nga epoka sovjetike. Në ambiciet e saj për t’u bashkuar me NATO-n, megjithatë, Ukraina ka riorganizuar strukturën e forcave të saj të armatosura dhe ka plane për të ripajisur forcën e saj ajrore me avionë luftarakë perëndimor deri në mesin e viteve 2030. Ajo gjithashtu planifikon të përmirësojë aftësitë e saj detare.

Fuqi këmbësorie

Rusia ka 900,000 personel aktiv në forcat e saj të armatosura, dhe 2 milionë rezervë, Ukraina ka 196,000 dhe 900,000 rezervistë. Ukraina filloi të mërkurën të rekrutojë rezervistë të moshës 18-60 vjeç, sipas IISS.

Vetëm në forcat tokësore, Rusia ka një avantazh të dyfishtë, me 280,000 trupa ndaj 125,600 sosh të Ukrainës. /Lajmi.net/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.