Beatrix ndahet nga Donaldi/ Shoku i tij kërkon takim me të…

Kledi Hysa, ka qenë i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ ku ka zhvilluar një intervistë si për jetën e tij personale, ashtu edhe për karrierën dhe pjesëmarrjen e tij në “Big Brother Vip”.

Ndër të tjera, ai u pyet për marrëdhënien e tij aktuale me Beatrix Ramosaj. Kujtojmë se Kledi dhe Trixa patën një keqkuptim brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” pasi modeli e ftoi në një takim këngëtaren, gjë e cila nuk u prit mirë nga ajo.

Por si është marrëdhënia e tyre sot? Kledi rrëfeu se nuk është takuar ende me Beatrixën por dëshira për t’u sqaruar është nga të dyja palët.


Ester Bylyku: E ke sqaruar mosmarrëveshjen me Beatrix? Kledi Hysa: Unë pata një mbrëmje. Beatrix ishte më serioze e mori pak më seriozisht takimin, dhe ndodhën ato gjëra.

Dhe unë shpresoj së shpejti të takohemi. Ne nuk jemi takuar akoma, unë kam dëshirë dhe Beatrix ka shprehur dëshirën që të takohemi dhe të bisedojmë, sepse kemi disa pika për të sqaruar.

Kujtojmë se Kledi Hysa krijoi një shoqëri të ngushtë me Donaldin kur ishin në BBV, madje shoqëria e tyre vazhdon edhe tani jashtë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *