Besi dhe Xhensila paskan para me thasë/ Ja si harxhojnë në restorantin luksoz në amerikë…

Xhensila dhe Besi kanë udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të shijuar momente relaksi me njëri- tjetrin dhe Ajkën. Ama dozat e humorit të Besit nuk mungojnë edhe në vilën e Versace, ku kanë zgjedhur të drekojnë sot.

“Të vijë tjetri prej Shqipërie tek vila e Versace-s dhe të hajë bukë e vaj ulliri. O zemër rroftë delikatesa”, ka thënë duke qeshur Xhensila në videon ku ka filmuar Besin.

Prej disa kohësh çifti ka zgjedhur herë pas here të udhëtojë në destinacione të ndryshme së bashku me Ajkën, duke krijuar kujtimet më të bukura teksa ajo rritet.

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një nga çiftet më të dashura në showbiz-in shqiptar. Ata kanë shumë vite bashkë dhe janë prindër të një vajze, Ajkës.

Kohët e fundit shpesh janë përfolur në rrjetet sociale se po zgjerojnë familjen. Foto të ndryshme të Xhensilës kanë nxitur zërat se ajo është shtatzënë.

“Këto janë gjëra të bukura që njerëzit duan të të shohin të plotësuar dhe me një fëmijë të dytë? Patjetër, as nuk diskutohet! Falë Zotit, mëmësia më ka ardhur shumë shpejt dhe kështu që kam gjithë kohën e duhur për të pasur një fëmijë të dytë dhe pse jo një të tretë. Plani është aq, trinia. Trinia me dy goca dhe një çun”, tha Xhensila.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.