Forcat e parandalimit bërthamor në gjendje gatishmërie, çfarë deshi të thotë Putin me urdhrin e fundit

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar që forcat e parandalimit nuklear të vendit të tij, të vendosen në gjendje të lartë gatishmërie të dielën, pak përpara se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ta pranonte ofertën për një takim me delegacionin rus.

Në këtë mënyrë Putin iu përgjigj Perëndimit që po furnizon me armë Ukrainën, që po sanksionon ashpër Rusinë teksa kjo e fundit po përballet me vështirësi të mëdha në përballjen me Ukrainën rezistente ndaj arsenalit të Moskës.

Rusia sic dihet ka arsenal të madh nuklear. Por, Vladimir Putin që po kërkon t’i ribalancojë pozitat gjeostrategjike me SHBA-në, në mënyrë propgandistike, ka akuzuar Ukrainën se është që ajo mund të sigurojë armë nukleare, për të sulmuar Rusinë.

Dihet se Ukraina nuk armë bërthamore. Vendet që dihet se kanë armë bërthamore përveç Rusisë, janë SHBA-ja, Kina, Franca, Britania e Madhe, Pakistani, India, Izraeli dhe Koreja e Veriut.

Afro një mijë armë të tilla, ishte raportuar që Putini i kishte tashmë në gatishmëri të lartë. Armët nukleare të Rusisë raportohet të jenë të vendosura në Dombarovsky, Uzhur, Kozelsk dhe Tatishchevo.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti, duke cituar Ministrinë ruse të Mbrojtjes, forcat strategjike “janë të dizajnuara për të penguar agresionin kundër Rusisë dhe aleatëve të saj, si dhe për ta mposhtur agresorin, duke përfshirë një luftë me përdorimin e armëve bërthamore”, shkruan CNN.

Vënia në gatishmëri e forcave të parandalimit bërthamor, vjen pasi vendet udhëheqëse të NATO-s u bashkuan duke i vënë sanksione Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Mbetet të shihet se cilat janë kartat tjera të Putin i cili aktualisht në botë po krahasohet me Hitlerin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i janë përgjigjur urdhrit të presidentit Putin për vendosjen e forcave bërthamore të Rusisë në një gjendje gatishmërie “të veçantë”, raporton BBC.

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, e quajti “të papranueshme” lëvizjen e Putinit, në një intervistë për CBS News.

“Kjo do të thotë se presidenti Putin po vazhdon të përshkallëzojë këtë luftë në një mënyrë që është krejtësisht e papranueshme dhe ne duhet të vazhdojmë t’i frenojmë veprimet e tij në mënyrën më të fortë të mundshme”, tha ajo.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.