Truki më i mirë për të fshehur thinjat pa nevojën e bojës së flokëve

Flokët e parë gri ndodhin tek njerëzit pas të 30-ave, nëse gjeni fillesa gri më herët, mund të konsiderohet ngjyrosje e parakohshme.

Mënyra më e shpejtë për të hequr qafe këto qime të bezdisshme është lyerja e tyre. Por për fat të keq, brenda disa javësh, rrënjët tona do të rriten dhe flokët gri do të shfaqen përsëri.

Xheli i vetullave mund të mbuloj edhe qimet e thinjura, metodë kjo që do t’ju ndihmojnë të fshihni flokët tuaj gri, në mënyrë që të mos keni nevojë të vizitoni një parukier shumë shpejt.

Sigurisht që për këtë rast mund të përdorni edhe produkte speciale “maskimi”, por Lilly van Brooklyn, një yll në TikTok dhe Instagram, rekomandon një produkt të pazakontë që do të fshehë rrënjët gri dhe do t’i bëjë flokët më të butë.

Rekomandimi i saj është një xhel i tonifikuar për vetullat.

Asaj i lindi kjo ide krejt rastësisht. Kur xheli për vetullat ishte shumë i errët, ajo kishte idenë ta përdorte atë në rrënjët e flokëve të rrallë për t’i bërë ato të duken më të plota. Dhe funksionoi!

Nëse përdorni xhelin në rrënjën e flokëve, keni dy përparësi në të njëjtën kohë – ngritjen dhe mbulimin. Domethënë, xheli fsheh qimet e thinjura.

Sigurisht, ngjyra e xhelit duhet të përputhet me ngjyrën e pjesës tjetër të flokëve, kështu që nëse keni rrënjë flokësh gri me flokë kafe të errët, përdorni një xhel në ngjyrë kafe të errët në pjesës tjetër të flokëve (nëse është e mundur). /gazetametro.net

Qe se si ta bëni atë

 

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.