
Bora Zemani flet për eksperiencën e saj si velinë: Isha shumë e tërhequr

Mbrëmjen e sotme, në emisionin “Ëndërrtjerrësit” kryefjala e diskutimit ka qenë emisioni “Fiks fare” dhe rrugëtimi i tij që në fillimet e transmetimit.
Kështu, të ftuar ishin të gjithë bashkëpunëtorët që kanë kontribuar në suksesin e programit satiro-investigativ, nëpërmjet moderimit apo gazetarisë së terrenit.
Ndërkohë, nga ana tjetër edhe velinat kanë qenë pjesë e rëndësishme e emisionit, të cilat e kanë patur këtë eksperiencë si një derë të hapur për mundësi të mëdha në televizion.
Një ndër to ka qenë edhe moderatorja e “Përputhen” Bora Zemani, e pyetur lidhur nme pikënisjen e këtij rrugëtimi, ajo shpreh se e vlerëson shumë këtë eksperiencë si një trampolinë për suksesin e saj, edhe pse nuk e gjente veten në rolin e velinës.
“Unë isha shumë e turpshme, shumë e ndrojtur dhe shumë e tërhequr “Supermodel of Albania” ka qenë eksperienca ime e parë televizive, ndërkohë më pas ka qenë “Top Fest” dhe pastaj “Fiks fare” unë nuk është se isha shumë tipi i velinës nuk e gjeja shumë veten, e kisha lënë shkollën e baletit se nuk më pëlqente më.
Nuk e shikoja veten shumë mirë dhe nuk e bëja dot këtë gjë, mirëpo kur u dha kjo mundësi u gëzova shumë sepse është një trampolinë e madhe për punën në televizion.”- ka rrëfyer ajo.