Ish banores së Big Brother i ndryshon jeta/ Më morën në telefon kur isha në dush…

Blogeren Sara Berisha do ta shohim si moderatore duke filluar nga 6 Marsi. Ajo do të drejtojë sezonin e ri të spektaklit të humorit, “Kosherja”.

Sara ishte së fundmi e ftuar në “Abc e Pasdites” ku foli për herë të parë rreth ftesës. Ajo tha se ka qenë shumë e papritur për të dhe është këshilluar me të atin dhe me Dj PM.

“Telefonatën ma bëri Nada skenaritja, po bëja dush. Mendova se ishte posta. Më tha jam Nada, skenaristja e ‘Kosheres’, mendova se po bëja ndonjë personazh të ftuar.


Më tha doja të bëja një propozim për moderimin e spektaklit dhe mbeta. Unë nuk është se kam ekperienca të mëhershme prandaj fola fillimisht me babin. Pastaj fola me PM që më tha: ‘Ke mbështetjen time për çdo gjë që do bësh”, u shpreh Sara.

Regjisori Altin Basha tha se ndihet shumë i lumtur që po punon me një vajzë të re, pasi gjatë gjithë jetës së tij ka qenë edhe pedagog.

“Unë jam marr gjithë jetën time me të rinj se jam edhe pedagog. Edhe ‘Kosherja është në drejtim të të rinjve. Kur diskutuam për moderatore, një nga skenaristet e spektaklit, Benada mullaj më propozoi, Sarën. Pamë disa foto dhe disa video ku shfaqej dhe më pelqeu. Më vjen mirë që është pritur shumë mirë edhe nga publiku, pasi doli lajmi”,

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *