Ish-banori: Fifi, banorja me hipokrizinë më të madhe në “Big Brother VIP”

I ftuar në emisionin “Wake Up” këngëtari Ardit Çuni, ka treguar më shumë rreth eksperiencës së tij në “Big Brother VIP” por ka dhënë edhe më shumë detaje në lidhje me situatën e krijuar mes Fifit.

Përpos kësaj ai ka zbuluar edhe më shumë detaje në lidhje me projektet e tij muzikore.

Po me banorët e tjerë a i ke ruajtur kontaktet?

Me Fifi jo filluam me përjashtimet shoqe të mirë pas daljes nga “BBV” mund të përmend Sheilën, Arjolën, Palomën, Big Mamën.

Por pse erdhi situata deri këtu?

Kur dola unë i fshiva të gjitha hatërmbetjet por në momentet që hapen përsëri të njëjtat debate mua më duhet të kthej përgjigje, sa i përket sitatës së Fifit mund të kishte vazhduar përpos se u largua nga studio dhe më vjen keq e kisha ndjesinë që diçka mes nesh do të ndodhte, pavarësisht se ajo më tha opininist unë mendoj se të jesh opinionist është një gjë e mirë sepse tregon që je i aftë.

Arditi ka treguar gjithashtu se të bësh hipokrizi sipas tij kishte të bënte me faktin që të kërkoje shumë vëmendje apo të bëje skena të ndryshme dhe këtë e lidhi me Fifin për shkak edhe të situatës së krijuar në Post “Big Brother VIP” kur artistja u largua nga studio pas diskutimit.

Cilin nga banorët do ta dalloje për hipokrizinë më të madhe gjatë “BBV”?

Garë e fortë personazhesh për shkak të hipokrizisë, do të thoja Fifi, fakti që e gjithë shtëpia zihej për të për shkak të situatës se krijuar me Semin,  Donaldi që e quante të sëmurë mendore apo ku di unë.

E pas daljes nga shtëpia ti vjen në studio dhe mbështet Donaldin, më duket hipokrizi që ti del dhe e mbështet më pas kjo gjë ka ndodhur edhe me shumë të tjerë jashtë, unë i di edhe arsyet por thjesht nuk dua të merrem.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.