Çiljeta tregon mes lotësh historinë me ish-bashkëshortin

Pak ditë më parë një mami beqare u bë pjesë e “Përputhen”.
Ajo quhet Çiljeta dhe në puntatën e sotme tregoi më shumë rreth historisë së saj, Çiljeta tha se është divorcuar nga ish-bashkëshorti për shkak të një personi të tretë, kshtoi se pas njohjes me gruan tjetër, ai nuk e shihte më as vajzën e tij.
“Ishim një familje shumë e lumtur, ish-bashkëshorti im nuk ka qenë shqiptar, ka qenë italian dhe duke ardhur nga Italia në Shqipëri, duke njohur mentalitetin e Shqipërisë bënte shumë për të tjerët dhe normalisht as ekonomia nuk na ka munguar.
Kjo pjesë e shkaktoi ndarjen, jeta e natës, dikush tjetër u fut në mes arritëm deri në atë pikë sa as gocën nuk e shikonte dhe këtë gjë unë nuk e fal dot, kemi arritur deri sa jemi zënë.
Më vjen keq dhe pse ndonjëherë nuk dua ta hedh poshtë, nuk e zë askush vendin e vet por fëmija është gjëja më e rëndësishme në jetë, nuk mund të hidhet asnjëherë në botë, e dashura mund të iki, por fëmija nuk mund të iki asnjëherë”, u shpreh ajo.
Mes lotësh Çiljeta tha në studio se është bërë nënë dhe baba për vajzën e saj.