Donaldit ia zbulon padashje miku i ngushtë sekretin e madh të vëllezërve Veshaj

Miku i ngushtë i Donaldit zbulon padashje sekretin e madh të vëllezërve Veshaj.

Gjatë intervistës që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Tiri Gjoci zbuloi një detaj të rëndësishëm sa i përket Donaldit.

Ai ka punuar për një kohë me vëllezërit Veshaj në Binjakët Show, por nuk përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit dhe me emisionin e ri.

Në mënyrë indirekte, Tiri konfirmoi se “Më lër të flas” nuk është anuluar ashtu siç është përfolur, edhe pse në media doli se gjërat mes vëllezërve binjakë dhe Lori Hoxhës janë sheshuar dhe se emisioni do të vazhdonte, nuk kishte një konfirmim të saktë.

Ku u pyet nga moderatori Alban Musa nëse do të punojë sërish me djemtë, Tiri tha se “e kam diskutuar me çunat dhe jemi shumë pro për këtë.

Do të jetë e njëjta formulë”, tha ai duke nënkuptuar se do të jetë i ngjashëm me Binjakët Show.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.