
Presidenti i Serbisë habit botën me ato që thotë/ Do përjashtojnë Rusinë nga OKB dhe më pas do pranohet Kosova

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nisma e radhës e bashkësisë ndërkombëtare mund të jetë përjashtimi i Federatës Ruse nga Kombet e Bashkuara për të përshpejtuar anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
Këto deklarata ai i bëri pas një mbledhjeje urgjente të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku u miratua një rezolutë që dë non pus htimin rus të Ukrainës. Serbia e dë noi pu shimin rus dhe votoi për këtë rezolutë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha po ashtu se Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka përgatitur një notë proteste për Turqinë, pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se Turqia do të avokojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
“Nëse do ta dorëzojmë ose jo [notën e protestës] do të vendosim sonte. Sigurisht, ne nuk e shohim këtë si një lëvizje miqësore”, tha Vuçiq.
Më 1 mars, Erdogan pas një takimi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se Turqia e mbështetë dhe do të avokojë për pranimin e Kosovës në NATO.
“Nuk kemi nevojë për lejen e askujt për të mbështetur procesin e anëtarësimit në NATO. Ne kemi ndërmarrë hapa, siç bëmë në rastin e njohjes, po ashtu do të bëjmë edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO”, tha Erdogan.