Erioni u largua nga studio, çfarë po ndodh me trekëndëshin Erion-Mikela-Rrushe në Për’puthen?

Erioni ndodhet në një situatë jo fort të këndshme.

Djali nga Kosova, Erion Kukaj tanimë ndodhet në mes të trekëndëshit të krijuar mes tij, Mikelës dhe Rrushes.

Ai nuk po mund të përcaktohet se me cilën nga vajzat do ta vazhdojë njohjen, derisa mbrëmë u shfaq takimi i tij me skena të nxehta me Rrushen.

Tutje ishte Mikela ajo e cila i kërkoi Erionit një kërcim së bashku pikërish kur u transmetua ky takim.

Kjo solli reagim në studion e Për’puthen sidomos të Rrushes e cila vazhdimisht thoshte ‘jo’ pas kërkesës së Mikelës.

Edhe ashtu Erioni nuk pranoi të kërcejë me Mikelën pasi momenti që ajo kishte zgjedhur ta kërkonte nuk ishte i duhuri.

“E dua këtë kërcim jo tani”, tha Erioni i cili dukej shumë i mërzitur nga kjo situatë.

Derisa të dyja vajzat po flisnin njëkohësisht dhe në një moment ai ngrihet nga karrigia duke u larguar nga studioja.

Kujtojmë se treshja Rrushja-Erion-Mikela kanë pasur gjithmonë debate.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.