Alvisa është vënë pre e një sulmi kibernetik, dikush i ka hakuar llogarinë e Instagram-it bukuroshes me ç’rast janë publikuar një varg bisedash private.

Një pjesë prej tyre janë me ish-konkurentë të “Përputhen”.


Bisedat kanë qëndruar për një periudhë konsiderueshme në InstaStory të Alvisës derisa kjo e fundit ka arritur ta rikthejë llogarinë.

Alvisa e ka konfirmuar se bëhej fjalë për hakim, për të cilin siç është shprehur “do të merren masa”.