Beatrix u largua nga Shqipëria, por duke lënë mesazh për Donaldin

Këngëtarja Beatrix Ramosaj është komentuar shumë në rrjet përgjatë kohëve të fundit, ajo dhe Donald Veshaj i kanë dhënë fund lidhjes vetëm pak ditë pas daljes së aktorit nga shtëpia.
Së fundmi, Beatrix është larguar nga Shqipëria, këtë e ka treguar përmes disa postimeve në rrjete sociale, ku shfaqet në avion e maskuar.
Këngëtarja e ka shoqëruar foton më këngën “A ke dashur ndonjëherë vërtetë një grua?” të Bryan Adams.
Shumë ndjekës e kanë parë si një mesazh për Donaldin, por ne nuk mund ta themi me siguri. “Gjykimin” e bëni ju!