Fifi poston foto duke u puthur me partnerin

Fifi nuk është më beqare.

Ka disa javë që kur këngëtarja kosovare ka konfirmuar se është në lidhje me djalin nga Shqipëria, Adis Patushin.

Lajmin se dyshja janë bashkë e bënë të ditur vet çifti duke shkëmbyer një puthje gjatë koncertit të këngëtares.

Tutje, çifti nuk po heziton që kohë pas kohë të ndajë edhe foto të tjera me ndjekësit e tyre në Instagram, e madje nuk po mungojnë as dedikimet për njëri-tjetrin.

Së fundmi Fifi ka postuar disa poza krahë Adisit ku shkëmbejnë edhe puthje, sipër të cilave ka shkruar: Përtej gjithësisë,me ty, vetëm me ty.

Po të njëjtat foto i ka shprëndarë edhe Adisi në profilin e tij në Instagram./Lajmi/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.