Einxhel rrëfen rrugëtimin në “Big Brother VIP”, flet për lidhjen e Beatrixit me Donaldin: Po vërtetohet që kam thënë

Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira është një prej katër finalisteve të Big Brother VIP.

Prezantuesja ka rrëfyer për herë të parë për rrugëtimin e saj në shtëpinë e famshme në emisionin “Wake Up”’ në Top Channel.

Përveç tjerave, Einxhel ka komentuar edhe lidhjen shumë të përfolur të këngëtares, Beatrix Ramosaj dhe aktorit Donald Veshaj.

Të dy filluan romancën gjatë qëndrimit në BB VIP, por ata i dhanë fund marrëdhënies së tyre menjëherë pas përfundimit të spektaklit.

E pyetur për këtë, Einxhel tha se gjithmonë ka patur dyshime për lidhjen e tyre, prandaj edhe kanë dalë parashikimet e saj.

“Vazhdojnë të vërtetohen ato që kam thënë brenda shtëpinë dhe kam patur të drejt në ato që kam thënë, në trurin tim unë asnjëherë nuk jam shkëputur me botën e jashtme kur isha brenda, gjithmonë doja të isha aktuale me situata që po ndodhnin dhe e drejtpërdrejtë”, ka thënë Einxhel.

Ndërkohë, Shkira tha se nuk është takuar me këngëtaren pas daljes nga BBV, por që ka komunikuar me të.

“Trixën nuk e kam takuar. Por e kam ditur se do të jetë pak më e rënduar. Kam komunikuar me Trixën, edhe brenda kam qenë e merakosur për të. Kjo nuk vjen vetëm nga BB VIP, por është edhe nga natyra e Trixës që është shumë e tërhequr nga daljet publike. Mendoj se edhe Trixa ka zgjedhur një lloj izolimi për të qenë më e qetë që të bëhet gati kur të dalë”, u shpreh Einxhel.

Kujtojmë që Einxhel po e shijon romancën me ish-banorin tjetër, DJ Dagz edhe pas përfundmit të Big Brother VIP.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.