Për herë të parë, Einxhel flet për daljen nga “BBV”, përmend edhe Trixën

Einxhel Shkira është ish banorja e “BBV” që arriti të shkonte deri në finale, e për herë të parë pas daljes nga shtëpia ajo ka rrëfyer për rrugëtimin e saj në “BBV”.

E ftuar në “Wake Up”, ka folur se si e kanë pritur njerëzit rikthimin e saj pasi doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Ish banorja tregoi se familjarët i gjeti më mirë se kur i la para se të bëhej pjesë e programit.

“Ishin shumë të lumtur, shumë njerëz më kanë pyetur për mamin, e kam gjetur më mirë se sa e lashë, ka qenë shumë e lumtur për rrugëtimin tim aty brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’”, tha Einxhel Shkira.

Ndër të tjera ajo tha se e kishte të vështirë të përshtatej me botën jashtë, por që qëndrimi me njerëz pozitivë e ka ndihmuar atë t’i kthehej rutinës së saj.

“Dalja dhe qëndrimi afër njerëzve të mi më të dashur, më ka bërë që të ndihem në një rreth pozitiv, njerëzit me të cilët qëndrova ishte ajo që më ndihmoi psikologjikisht që t’i kthehesha rutinës time, unë jam Einxhel që isha para se të hyja në ‘Big Brother VIP’”, tha ish banorja.

Gjatë rrëfimit të saj nuk ka munguar as përmendja e këngëtares Beatrix Ramosaj, e cila sipas Einxhelit, e ka pasur më të vështirë përshtatjen me botën jashtë, Einxhel tha se ka komunikuar me Trixën, por nuk janë takuar ende.

“Trixën nuk e kam takuarpor e kam ditur se do të jetë pak më e rënduar, kam komunikuar me Trixën, edhe brenda kam qenë e merakosur për të.

Kjo nuk vjen vetëm nga BB VIP, por është edhe nga natyra e Trixës që është shumë e tërhequr nga daljet publike.

Mendoj se edhe Trixa ka zgjedhur një lloj izolimi për të qenë më e qetë që të bëhet gati kur të dalë”, tha Einxhel./Lajmi.net/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.