Leonora : Si t’ iu bind që jam n’lidhje dhe jam e lumtur

Këngëtarja Leonora Jakupi gjithmonë e ka mbajtur të mbyllur hermetikisht jetën e saj private, duke nguc kështu edhe më shumë kurreshtjen e publikut.

Qindra thashetheme kanë qarkulluar për të dhe jetën e saj që kur është shhfaqur për herë të parë në skenë.

Vitet e fundit këngëtarja ikonë konfirmoj lidhjen e saj të dashurisë, gjë e cila bëri bujë të jashtëzakonshme në media.

Por, vorbulla e thashethemeve së fundi nisi të sillej sërish me emrin e këngëtares, duke thënë se ajo është ndarë nga partneri i saj.

Poshtë lajmit të postuar në “Kosovare” në lidhje me çështjen e ndarjes së Leonores nga i dashuri, kanë reaguar me komente një numër i madh ndjekësish dhe poshtë komentit të një lexueseje ka reaguar vetë ylli i muzikës dhe protagonistja e lajmit, Leonora Jakupi.

Këngëtarja në këtë reagim ndër tjerash e konfirmon se ende është në lidhje dhe madje shumë e lumtur. /Kosovarja/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.