Urimi i veçantë për nënën nga Trixa për 8 mars

8 marsi festohet si Dita Ndërkombëtare e Gruas, e në këtë ditë speciale nuk kanë munguar aspak urimet për femrat më të veçanta në jetën e tyre, e sidomos nënën.

Një urim të tillë e ka bërë edhe këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj.


Përmes një video të postuar në Instagram, ku shihet duke e përqafuar nënën e saj, ajo ka uruar me fjalët më të mira.

Në mbishkrimin e videos, Beatrix ka treguar dashurinë dhe rëndësinë që ajo ka në jetën e saj, teksa e përshkruan si inspirim dhe mbështetja më e madhe.

“Asgjë nuk krahasohet me dashurinë e nënës, përqafimet e saj janë shëruese, fjalët e saj ngushëllojnë prekja e saj është magjike dhe kujdesi i saj i pazëvendësueshëm, Dhe në krahët e saj, ne do të gjejmë gjithmonë shtëpinë tonë të festojë çdo ditë, gjithë kohën, nëna ime, Urime Dita e Grave dashuria ime”, ka shkruar Beatrix.

Ndryshe, kujtojmë që Beatrix muajve të fundit ka qenë mjaft e komentuar, që nga pjesëmarrja e saj në Big Brother VIP dhe për lidhjen e saj me Donald Veshaj, me të cilin u nda menjëherë pas përfundimit të spektaklit./Lajmi/

Lojtës Videosh

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *