
Big Brother po rikthehet më shpejt se që keni pritur, zbulohen detaje

Top Channel ka marrë vendim që shumë shpejt ta rikthejë Big Brother, por kësaj radhe jo në formën e një reality show por në formën e një dokumentari.
Stafi i produksionit është duke punuar në finalizimin e këti dokumentari i cili në fokus do të ketë prapaskenat e këtij formati.
Sipas “Pamfletit” ky dokumentar do të na tregoj që nga realizimi i këtij formati, konsultat me përfaqësues të Endemol, rregullat strikte, lojërat psikologjike të ndërtuara enkas për të sjellë dinamika brënda shtëpisë si edhe ngjarjet e papritura që duhet të përballet produksioni pa ndikuar rrjedhshmëri e spektaklit.
Po ashtu edhe rrëfimet e banorëve, cilët janë njerëzit që “luajnë” me psikologjinë e tyre në dhomën e rrëfimit, si edhe sa ndikim ka produksioni në dinamikat brenda shtëpisë.
Si herën e parë ashtu edhe tani regjisor do të jetë partneri i Arbanës, Eduart Grishaj.
Sa i përket datës, mendohet se dokumentari do të dalë në transmetim në fund të këtij muaji, ani pse edhe nuk është vendosur ndonjë datë përfundimtare nga drejtuesit e Top Medias./Lajmi/