Einxhel reagon ashpër në rrjete sociale: Ishin kohë të arta kur ekzistonte ajo mes nesh…

Einxhel Shkira ka reaguar ashpër në rrjete sociale por nuk dihet se çfarë ka ndodhur.

Ajo ishte një nga banoret më të komentuara të “Big Brother VIP Albania”, e cila arriti të shkojë në finalen e madhe duke u bërë një nga banoret më të preferuara të formatit.

Me anë të një postimi Instagram duket mjaft e revoltuar por mbetet e paqartë se kujt i drejtohet.

“Për të qeshur fakti që ca njerëz mirë që s’din të lexojnë por as nuk kuptojnë kur flet dhe thjesht replikojnë si të verbër prej bindjeve të tyre absurde!! Ku mbeti logjika?

Ehh!! Ishin kohë të arta kur ekzistonte dhe ajo mes nesh… Unë nuk gjykoj askënd si e bën jetën e vet,s’e kam bërë kurrë… përkundrazi Ne mund të bëjmë të njëjtën gjë, por jam un gjithmonë ajo që e bën gabim, apo jo?”- ka shkruar ajo.

Reagimi i saj mund të lidhet me një nga deklaratat e dhëna nga vetë ajo për Donaldin dhe trekëndëshin e dashurisë të krijuar në shtëpi.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.