Në mes të emisionit, Bora Zemani merr dhuratën e veçantë

Dy puntatat e fundit të “Për’puthen” kanë qenë pjesërisht të dedikuara një prej festave më të rëndësishme, atë të gruas, puntatën e djeshme, shumë nga konkurrentët morën mesazhe dhe dedikime të bukura nga nënat e tyre, duke krijuar një atmosferë prekëse në studio e duke dhuruar emocione të forta.

Ndërkohë, ditën e sotme, ishte pikërisht moderatorja e programit Bora Zemani e cila do të emocionohej nga një surprizë e këndshme.

Ka qenë pikërisht një nga konkurrentet në panelin e vajzave, Laureta Zyba, e cila vendosi t’i bëjë Borës një dhuratë të veçantë, ajo i shkroi një dedikim moderatores duke e uruar për 8 marsin, e duke i thënë se ishte një frymëzim dhe motivim për të qenë një nënë e shkëlqyer.

“Dua të them se je një femër me karakter shumë të fortë, aq të fortë sa na motivon edhe ne se si të mbrojmë veten, si mund t’ia dalim edhe ne, shpresoj që edhe unë nje ditë të jem një nënë kaq e shkëlqyer sa ç’je dhe ti.

Urime 8 mrsin e bukura Bora!”– shkruhej në dhuratën e Lauretës.

Teksa studioja u mbush me duartrokitje, Bora Zemani e falenderoi konkurrenten për dedikimin e bukur dhe të papritur në këtë puntatë festive.

Shiko videon:

Lojtës Videosh

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.