Edhe Albi reagon pas asaj çfarë tha mbrëmë Alesia në Për’puthen

Albi ishte deklaruar dikur për Alesian, por siç duket s’paska qenë dashuri reale.

Ditët e fundit, kryesisht kur Alvisës ia hakuan instagramin, qarkulloi një foto e saj bashkë me Bashkimi, e Albin por edhe një vajzë të panjohur.

Afërsia që dukej mes Albit dhe asaj vajzës bëri që të gjithë të aludojnë se ajo ishte partnerja e këtij të fundit.

E lidhur mbi këtë ngjarje ka reaguar edhe Alesja, vajza për të cilin ai u deklarua në emision.

“Jam gjykuar tani po e vërteta ka dalë në fund sepse ai kishte një tjetër, ka qenë i lidhur gjatë kohës që ai ka qenë në emision, sepse kanë dalë fotot. Është përhapur nëpër portale, kanë dalë fotot e atij, dy ditë para deklarimit. Unë nuk po akuzoj dikë po po them atë që kam parë, siç ai flet çdo gjë nëpër intervista gjëra të tjera dhe unë kam të drejtën time të them që ai djal ka qenë i lidhur këtu në emision ndërkohë që ka bërë deklarimin për mua dhe çdo gjë tjetër.”- u shpreh ajo, ndërkohë që pati reagime të shumta në studio nga konkurrentët.

Por nuk ka vonuar përgjigja nga Albi, i cili i hodhi kunja Alesjas përmes një shkrimi krah fotos së tij.

“Disa njerëz për të pastruar veten, fëlliqin të tjerët… Fillimisht kujdesu për veten”, ka shkruar ai.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.