Moti për dy ditët e ardhshme në vendin tonë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të premten parashihet të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas institutit, vranësirat vende-vende do të sjellin reshje bore të intensitetit të dobët.


“Të shtunën mot kryesisht me diell por i ftohët.

Në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, prandaj këshillohet që pjesëmarrësit në trafik të kenë kujdes të shtuar.

Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve do të lëvizin ndërmjet -9 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *