I shpëtoi helmimit nga nusja, vjehrra: Ç’më tha pasi piva gotën me kos

DURRES-Arjana Stafa, e cila i mbijetoi një tentative për vrasje, ku pas saj fshihej nusja e djalit, ka sjellë të tjera detaje lidhur me ngjarjen në fjalë.

Në një intervistë për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ 42-vjeçarja, e cila piu kos brenda të cilit nusja e saj 19-vjeçare, Elda Tanushi, kishte hedhur helm, pohon se nuk kishte asnjë konflikt me këtë të fundit. Në një gjendje të rënduar, Arjana shton se nusen e kishte trajtuar shumë mirë. Ajo tregoi se pasi kishte pirë kosin, kishte rënë përtokë, ndërdsa hedhi poshtë akuzat e nuses, e cila tha se donte ta vriste pasi ajo i nxiu jetën.

“Nusja më solli gotën me kos, vinte erë e tmerrshme. Pasi e piva pak u ndjeva keq dhe rashë në tokë. E pyeta çfarë kishte bërë, nusja më tha që kishte hedhur helm. Nusja më tha se e kishte bërë për arsye personale”, tha vjehrra.

NGJARJA
Denoncimi në policinë e Shijakut është bërë nga vjehrra e 19-vjeçares mëngjesin e 1 korrikut. Arjana Stafa ka deklaruar se mbrëmjen e 30-qershorit ka përfunduar në urgjencën e spitalit të Durrësit me simptomat e një helmimi ushqimor. Nga analizat e kryera rezultoi se 42-vjeçarja ishte helmuar me një sasi të vogël helmi “Akravil”. Pas trajtimit që mori në spital, ajo u kthye në banesë. Ishte nusja ajo që i tregoi vjehrrës se e kishte helmuar me ilaçin e mizave, të cilin ia kishte hedhur në gotën e kosit. E tronditur, vjehrra ka denoncuar nusen e djalit në policinë e Shijakut.
(ed.me/BalkanWeb)

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.