Korab Shaqiri i shqetësuar për ikjen e të rinjve nga Kosova: Shteti duhet të bëjë diçka me urgjencë

Këngëtari i mirënjohur, Korab Shaqiri, është shprehur i shqetësuar për situatën e migrimit në Kosovë, artisti është prekur me të lexuar një shkrim në REL, ku tregohej rrëfimi i një të riu nga Istogu, që dëshironte të largohej nga Kosova për një jetë më të mirë në Gjermani.
Shaqiri shfrytëzoi rastin për të bërë një apel, pasi e lexoi rrëfimin e të riut i cili më pas e ndau atë me ndjekësit e tij në Instagram.
Ai ka postuar në InstaStory një fotografi të artikullit ku më pas ka shkruar në mbishkrimin e saj shqetësimin e tij lidhur me këtë çështje.
“Ikja e të rinjve nga Kosova…kjo dhimbje e madhe për vendin tonë, shteti duhet të bëjë diçka me urgjencë, vetëm në vitin 2019 kanë marrë viza pune 35 000 persona në një ambasadë”, ka shkruar Korabi në InstaStory.