
Dalin detaje nga biseda e Zelinskit me kryeministrin e Izraelit/ Po bejne plane per t’i dhene fund Putinit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe kryeministri izraelit Naftali Bennett zhvilluan mbrëmjen e së shtunës një bisedë telefonike, ku diskutuan rreth mënyrave për zgjidhjen e konfliktit.
Biseda mes dy liderëve zgjati më shumë se një orë, tha zyra e Bennett, raporton CNN. Pas thirrjes, Zelenskiy shkroi në Tëitter se ai foli me Bennett për “agresionin rus dhe perspektivat për bisedimet e paqes” dhe kërkoi ndihmë për të siguruar lirimin e “kryebashkiakut të robëruar të Melitopolit dhe figurave publike lokale”.
Më parë, zyrtarët izraelitë dhe ukrainas mohuan raportet se Bennett i bëri presion Zelenskit që t’i pranonte kushtet e Rusisë për t’i dhënë fund luftës.