
Djali gjeti një mollë në lum dhe e kafshoi, i moshuari i dha mësimin që do e mbajë mend gjithë jetën

Nje djale i ri po punonte ne aren e tij e cila ndodhej ne breg te lumit. Nje moment pa nje molle ne rrjedhen e ujit dhe e mori. Pasi e pastroi mire e mire, e kafshoi. Papritur mendoi: “Ky frut nuk eshte i imi, eshte haram per mua”.
Ndaloi se ngreni dhe filloi te ngjitet anes se lumit deri sa pa nje parcele me molle. Pershendeti te zotin e parceles dhe i tha: “Zoteri, kete frut e kafshova pa e ditur qe eshte e juaja. Te lutem a ma ben hallall?”
Ai iu pergjigj: “Pranoj me nje kusht, duhet te punosh ne parcelen time per nje vit!” Djaloshi uli koken dhe e kuptoi qe ky ishte abuzim, por kurre nuk kish futur ne goje ushqim pa djersen e tij, keshtu qe pranoi.
Pas nje viti pune, djali e pyeti: “Zoteri, a ma beni hallall ate kafshate?” Ai i tha: “Do te ta bej por kam edhe nje kerkese te fundit. Duhet te martohesh me vajzen time. Ajo eshte e verber, shurdhe dhe memece. A pranon kete kusht te fundit?”
Djaloshi shtangu i gjithi, por duke qene se kishte frike nga Zoti, pranoi kushtin e tij. Kur zoteria i parceles i prezantoi vajzen, ajo jo vetem qe nuk ishte as e verber e as shurdh memece, por ishte vajza me e bukur qe i riu kishte pare ne jeten e tij.
Mësimi: I nderuar, i lumtur dhe i bekuar eshte ai qe ushqen dhe mban familjen me pune te ndershme. Kurre mos pranoni te fusni ne shtepine tuaj dicka qe nuk ju perket juve, sado e vogel te jete ajo. Ekonomia e merituar, zgjat dhe shijon me shume.