
Jo veç grimi bën mrekulli, Arjola bën ‘kërdi’ edhe me “FaceApp”

Aktorja shqiptare, Arjola Demiri, po e shijon jetën pas daljes nga ‘Big Brother Vip’ ajo po mahnit ndjekësit me ndryshimet mahnitëse që po i bën në pamje.
Duke kujtuar kohën kur ishte në shtëpinë e famshme, ajo merrte kritika për paraqitjet e saj të ekzagjeruara.
Jo rrallëherë kemi dëgjuar që grimi bën mrekulli, e në këtë rast kjo ka ndodhur edhe tek Arjola.
Minuta më parë publikoi disa imazhe tejet atraktive, ku përveç grimit të rëndë ajo ka përdorur edhe ‘FaceApp’, program me të cilin të famshmet shqiptare po bëjnë ‘kërdi’./Indeksonline/