Lüfta mes Rusise dhe Ukraines prek edhe Greqine/ Ja sa shume jane rritur cmimet

Një seri mallrash ushqimore kanë parë rritje të çmimeve deri në 10% që nga fillimi i muajit, duke treguar për një rritje të mëtejshme të inflacionit në Greqi që pas atij 7.2% në shkurt.
Sipas të dhënave të përpiluara nga Ministria greke e Zhvillimit, një shportë tipike supermarketesh me 25 produkte ka pësuar një rritje çmimi prej 3.44% në vetëm pak ditë, me rritje të dukshme në një gamë të gjerë mallrash, që nga ushqimet e paketuara dhe frutat e freskëta deri tek detergjentët dhe artikuj letre.
Më e keqja, nuk ka perspektivë për ulje të çmimit në një të ardhme të parashikueshme.