7 hapa për të pastruar mushkëritë në mënyrë natyrale

Papastërtitë, zakonet e këqija dhe mjedisi rreth nesh janë përgjithësisht arsyet kryesore që bëhen shkak për problemet me mushkërinë.

Rreth 65 milionë njerëz vuajnë nga sëmundjet kronike pulmonare, prandaj është e rëndësishme të kujdeseni çdo ditë për shëndetin e tyre. Me pak përpjekje mund t’ja dilni nëse zbatoni siç duhet “detoksin e mushkërive”.

1. Konsumoni lëngje që pastrojnë organizmin

Duhet të dini që ndryshimi i mushkërive nis nga 2 javë deri në 3 muaj pasi keni ndërruar regjimin. Pas muajit të parë do të filloni të ndiheni shumë më të shëndetshëm, por për të arritur këtu çfarë do t’ju ndihmonte?

Ujë i ngrohtë + mjalt

Ujë me limon

Çaj jeshil

Lëng karrote

Shafran + ginger

Banane + spinaq

2. Praktiko teorinë e kripës

Teoria e kripës është të bësh frymëmarrje të plota me grimca të vogla kripe. Quhet halotherapy dhe është një alternativë e mirë për probleme si astma, bronkiti apo kolla. E këshillueshme është kripa e Himalaya-s.

3. Përdorni vaj rigoni

Për ta bërë edhe më funksionale bëni një miks të vajit të rigonit me vajin e bajameve. Duhet të vendosni pak 1-2 pika poshtë gjuhës. Përpiquni ta mbani për 3-5 minuta dhe më pas shpëlani gojën me ujë të freskët. Për të parë efektet duhet ta përsërisni 3 herë në ditë për të paktën 1-4 javë.

4. Bëni dushe të ngrohta jo më shumë se 3 herë në javë

Për të marrë frymë lirisht mund të praktikoni gjithashtu dushet e ngrohta. 2 deri 3 herë në javë janë mjaftueshëm për të shmangur problemet me lëkurën.

5. Shmangni ca produkte të caktuara

Hiqni dorë nga produktet pikante, erëzat e forta apo ushqimet e procesuara.

6. Pastroni gjuhën

Nëse doni të mbroni mushkëritë tuaja, ju duhet një higjenë e mirë orale. Ne mund t’i lajmë dhëmbët çdo ditë, por është edhe më e rëndësishme të lajmë gjuhën për të shmangur bakteret që mblidhen tek ajo.

7. Bëni ushtrime fizike për të pastruar mushkërinë

Mos harroni t’i shoqëroni me frymëmarrje të plota.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.